Gjuha
Ekskursion në atdhe, i nxënësve shqiptarë nga Austria
Ekskursionistë nga Austria bënë një ekskursion në vendlindje, nën mbështetjen e Ministrisë së Diasporës. Ata që vijojnë mësimin shqip janë pjesë e projekteve, mes tjerash vizitë falas në Atdhe
Pushimi i Pashkëve u pasurua me ekskursionin mësimor në shërbim të njohjes së atdheut, njëkohësisht edhe të çmalljes me të afërmit e munguar. Kësaj radhe ishte nga Austria grupi prej 43 nxënësve dhe mësueseve të tyre Antigona Elshani, Bukurije Limani, Rafete Kosumi dhe Hazir Mehmeti.
Që në ditën e parë u pritën në ministri nga Ministri Valon Murati dhe stafi i tij. Ymer Avdiu, zyrtar në ministri, dha një njoftim rreth grupit të ekskursionit.
Ministri Valon Murati Ministri në fjalën e tij përshëndetëse tha: “I falënderoj mësueset/it që kontribuojnë për mësimin e gjuhës amtare në Austri. Ne po realizojmë programe që të ju mbajmë më afër atdheut, të shtrojmë rrugën që ju të jeni më afër brenda mundësive tona së bashku me mësuesit, shkollat në realizimin e aktiviteteve të tilla. Ekskursioni ka efekt të fuqishëm në ofrimin me vendlindjen.”
Grupi i nxënësve vizitoi edhe Muzeun e Kosovës, Muzeun Etnografik, Qendrën e Qytetit, Ulpianën, Shpellën e Mermertë, Kompleksin “Adem Jashari”, Grykën e Rugovës, Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kështjellën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu në Krujë, Amfiteatrin e Durrësit, Muzeun Arkeologjik etj.
Kudo grupi i nxënëseve u prit ngrohtësisht. Është për tu shënuar befasia nga pritja në Prekaz, nga Violetë e Fatimir Osmanit me ëmbëlsira e ujë të freskët, “bukë e krip e zemër” bujari e trashëguar në sofrën shqiptare.
Kujdes për respekt në realizimin e agjentes treguan Ymer Avdiu (Min. Dias.) dhe Nuhi Gashi (MASHT- Kos.).
Grupi i nxënësve përbëhej nga këta nxënës e mësuese: Rina Maxhuni,.Leona Maxhuni, Rinesa Mjekiqi, Erona Mjekiqi,Rilinda Bytyqi, Agnesa Bytyqi, Albiona Kabashi, Blerina Kabashi, Sara Krasniqi, Fiona Sadiku,.Elvire Bujari, Diana Limani, Dren Vitija,.Sheqer Avdia, Ardian Kabashi,.Lujleta Kabashi, Xheva Lajqi, Bukurije Limani, Blina Gashi, Ledian Gashi,,Alban Spahiu,Krenar Miftari, Laurent Qestaj, Alblir Kosumi, Afrora Salihi, Azemine Baftjari, Besjana Demiri, Alblir Kosumi, Afrora Salihi, Azemine Baftjari,Besjana Demiri, Euron Salihi, Premtine Januzi, Viola Berisha, Sherife Dermaku, Yllka Elezi, Edonisa Çekaj, Fortesa Çekaj, Laura Kastrati, Arianita Luta, Leonita Luta, Altina Krasniqi, Donika Elshani, Albana Maxhuni, Antigona Elshani. Rafete Kosumi, Hazir Mehmeti,.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025








