Lajme
Ekonomia shqiptare në ngritje
Banka Botërore në raportin qershorit “Perspektiva Ekonomike Globale”, për Shqipërinë ka nota pozitive. Sipas BB-së, ekonomia shqiptare po zhvillohet
Ekonomia shqiptare parashikon të shënoj rritje graduale gjatë viteve të ardhshme, nga 2,1 për qind sa është këtë vit në 3,6 për qind në vitin 2016. Kështu konsideron Banka Botërore në raportin qershorit “Perspektiva Ekonomike Globale”, ku për Shqipërinë ka nota pozitive.
Për këtë viti, rritja ekonomike parashikohet të rritet prej 2.1 për qind, për t’u përshpejtuar më pas në 3.3 për qind në vitin 2015 dhe në 3.6 për qind në vitin 2016.
Ndërkohë, bilanci i llogarisë korente pritet të përkeqësohet, nga -10.3 për qind e PBB-së në vitin 2014, në -14.8 për qind të PBB-së në 2016, duke qenë më i larti në gjithë rajonin e Evropës Qendrore Lindore e Juglindore, pas Malit të Zi, raporton “tema”.
Rritja e konsumit privat do të vijojë të jetë negative edhe për vitin 2014, me -1.2 për qind për t’u kthyer pozitive në vitet në vijim, përkatësisht 4.3 për qind dhe 4.7 për qind në 2015 dhe 2016.
Për ekonominë globale, raporti i BB parashikon që pavarësisht dobësive fillestare, PBB-ja botërore pritet të zgjerohet me 3.4 për qind në 2015 dhe 3.5 për qind ë 2016, duke qenë gjerësisht në linjë me parashikimet e mëparshme.
Për Evropën Juglindore, Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, sipas raportit të Bankës Botërore, ka rrezik që rritjen ekonomike ta pengojnë përmbytjet shkatërruese që ndodhën disa muaj më parë, veçanërisht në Serbi dhe Bosnjë Hercegovine.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












