Lajme
Ekonomia në Shqipëri është prekur nga kriza
Këtë fakt e konfirmon Banka e Shqipërisë pas paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare
Sipas institucionit me te larte monetar, Prodhimi i Brendshëm Bruto gjatë tremujorit te fundit të 2011 është vetëm 0.5%, nivel i ulet ky në raport me parashikimin, njësoj sa në tremujorin e dytë të viti që lamë pas, shkruajnë mediat e Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare, kjo situatë ka ndodhur si pasojë e rënies së konsumit nga ana e individëve, si për mallra dhe shërbime, ashtu edhe për kredi.
Në mënyrë të vazhdueshme Banka e Shqipërisë ka bërë apel që qytetarët të rritin konsumin pasi kohët e fundit shqiptarët janë stepur duke shfaqur frikë në shpenzimet.
Pas parashikimit të FMN se rritja ekonomike këtë vit pritet te jete vetëm 0.5 për qind, ekspertët dhe opozita shqptare mendojnë për një rishikim të buxhetit.
Si Fondi Monetar Ndërkombëtar, ashtu edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë dhënë një parashikim të përkeqësuar për ekonominë e Shqipërisë për sivjet.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












