Lajme
Ekonomia gjermane, drejt rimëkëmbjes
Pritet rritje më e shpejtë në tremujorin e tretë 2021
Ekonomia gjermane ndodhet në rrugëtim për një rimëkëmbje të gjatë dhe më të shpejtë në tremujorin e tretë 2021, nxitur nga kërkesa e brendshme, pasi Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1.5 për qind në tremujorin e dytë.
Vala e tretë e infeksioneve me koronavirus dhe karantina më e gjatë se sa pritej, bënë që ekonomia më e madhe e Evropës të tkurrej me 2.1 për qind në tremujorin e parë të vitit, nga fundi i 2020-së.
Ministria e Financave theksoi në raport se sondazhet e ndjesisë ekonomike dhe treguesit e të ardhmes sugjerojnë për një vazhdim të optimizmit te bizneset dhe për një aktivitet të lartë të ekonomisë në muajt e verës.
Rihapja e ekonomisë dhe rënia e rasteve me COVID-19 në nisje të verës kanë rritur shpenzimet e familjeve, çfarë solli një fuqizim të shitjeve me pakicë në muajt maj dhe qershor. Rimëkëmbja ekonomike ka rritur gjithashtu të ardhurat tatimore, pavarësisht se të ardhurat e akumuluara nga taksat nga janari në korrik 2021, janë ende 1.7 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin përpara pandemisë në vin 2019. Kjo tregon hendekun që ka lënë pandemia te financat publike.
Ministri i Financave, Olaf Scholz, mori dritën e gjelbër në Parlament për të pezulluar limitet e borxhit në Kushtetutë, që të lejojë huamarrje të re rekord prej rreth 240 miliardë eurosh këtë vit dhe mbi 130 miliardë euro në vitin e ardhshëm.
Scholz, kandidati demokrat i qendrës së majtë për të zëvendësuar konservatoren Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit, ka propozuar ndalimin e frenave të borxhit për vitin e tretë radhazi, për të lejuar huamarrje shtesë çdo vit. /Scan TV
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










