Lajme
Ekonomia e Rusisë “do të vdesë” në dimër
Në shtatë muajt që kur Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën, disa kanë argumentuar se sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë nuk ishin mjaftueshëm të forta, pasi rusët vazhduan të udhëtonin, të bënin pazar, të festonin – dhe në përgjithësi të bënin një jetë normale.
Tani, një veprim i presidentit rus, Vladimir Putin, mund të jetë katalizatori që sjell luftën në shtëpi për rusët dhe e zhyt ekonominë në një katastrofë të vërtetë.
Ditë më parë, Putini njoftoi një mobilizim “të pjesshëm” duke urdhëruar 300 mijë burra të aftë të moshës 18 deri në 30 vjeç në rezervat ushtarake për të luftuar në Ukrainë, duke shkaktuar protesta të gjera në gjithë vendin.
Ditët në vijim policia ruse arrestoi mbi 2 mijë qytetarë për protestë dhe dhjetëra mijëra rusë tani janë larguar nga vendi për të shmangur draftin.
Tani, ekonomisti rus, Vladislav Inozemtsev, drejtor i institutit kërkimor me qendër në Moskë, Qendra për Kërkime mbi Studimet Post-Industriale, po paralajmëron se mobilizimi i Putin do të ketë “pasoja vërtet katastrofike”, duke përfshirë vdekjen e ekonomisë ruse dhe rënien e regjimit të Putin.
Përpara dekretit të mobilizimit të Putin, Inozemtsev ishte dakord me parashikimet se PBB-ja e Rusisë do të bjerë rreth 4-5 për qind këtë vit. Por tani ai beson se PBB-ja e Rusisë do të bjerë shumë në tetor dhe muajt e ardhshëm”./Reuters
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











