Futboll
Ekipi i Xhakës shënon histori në Bundesligë, e përfundon sezonin pa asnjë humbje
Bayer Leverkusen ka shënuar historinë në Bundesligë pasi e ka mbyllur sezonin pa asnjë humbje. E drejtuar nga Xabi Alonso, skuadra sot ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Augsburg në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Ekipi ku luan Granit Xhaka, e ka mbyllur sezonin me 28 fitore, gjashtë barazime dhe asnjë humbje duke e fituar titullin e kampionit në Gjermani për herë të parë, transmeton albinfo.ch.
Në 34 ndeshje të kampionatit, Bayer Leverkusen ka shënuar 89 gola.
Ndryshe, Stuttgart, Bayern Munich, Leipzig dhe Dortmund janë skuadrat nga Gjermania që do të paraqiten në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












