Futboll
Ekipi gjerman, klubi i ri i Granit Xhakës
Xhaka telefonon Artetën dhe i konfirmon se ka vendosur të largohet nga Arsenali
Sot u bë e ditur nga “LondonWorld” që Granit Xhaka ka vendosur të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij sezoni. Mesfushori me prejardhje kosovare ka vendosur që ta mbyllë kapitullin e tij me Arsenalin dhe të largohet nga “Topçinjtë” këtë verë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka shkruar për Xhakën, ku edhe e ka treguar destinacionin e mundshëm të radhës për mesfushorin 30-vjeçar. Xhaka pritet të rikthehet në Bundesliga, ku Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e yllit të Arsenalit.
Thuhet se Bayer Leverkuseni mund ta mbyllë një marrëveshje për afro 15 milionë euro me Arsenalin. Në anën tjetër, kushtet personale mes Xhakës dhe Bayer Leverkusenit janë shumë afër për t’u arritur.
Xhaka ka pranuar një marrëveshje katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë te Leverkuseni deri në qershor të vitit 2027, nëse gjithçka shkon sipas planit. Marrëveshja nuk do të nënshkruhet dhe kompletohet para fundit të këtij sezoni, pasi Xhaka dëshiron të jetë 100% i fokusuar te Arsenali.
Granit Xhaka, set to leave Arsenal at the end of the season. No negotiations over new deal and plan to part ways in June. 🚨⚪️🔴 #AFC
Bayer Leverkusen are in advanced talks to sign him — €15m fee.
Understand personal terms are almost agreed over four year deal — June 2027. pic.twitter.com/0MlyJwNwhm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2023
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









