Lajme
Egjipti rinis fluturimet ndërkombëtare, rifillon sezoni turistik
Një nga vendet më turistike në botës, dalëngadalë po i hap të gjitha dyert për turistët e huaj, duke rifilluar kështu sezonin turistik.
Pas rihapjes së të gjitha resorteve turistike dhe muzeve arkeologjike për turistët e huaj, Egjipti ka rinisur fluturimet ndërkombëtare, pas 3 muajsh mbylljeje për shkak të COVID-19, njofton Euronews, përcjell albinfo.ch.
Mbyllja e aeroporteve dhe e vendeve historike u njoftua në mes të marsit, kur u morën masa për të ndihmuar frenimin e përhapjes së virusit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha publike,
“Ne hapëm një numër qendrash historike në qytete të mëdha. Numri më i madh i pikave të rihapura është në Aleksandria, pasi është një vend për njerëzit që të shkojnë me pushime verore. Kemi rihapur vendet historike në Kajro, si muzeun egjiptian në Tahrir, Piramidat në Giza, Çitadelën dhe pallatin Baron”, tha ministri Egjiptian i Objekteve Antike, Khaled Al-Anany.
Turizmi në Egjipt përbën 5% të PBB-së së përgjithshme, ndërkohë që deri më tani, në luftën me koronavirusin ka regjistruar 68.311 raste dhe 2,953 vdekje.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











