Bota
Egjipti restauron statujën gjigante të faraonit Ramses II
Egjipti, për ta rimëkëmbur turizmin e zbehur nga Pranvera Arabe, ka nisur restaurimin e vendeve të lashta të faraonëve.
Pjesë e restaurimit është edhe statuja gjigante e një faraoni të njohur egjiptian. Dikur e bërë copash, statuja gjigante prej 12 metrash e faraonit Ramses II, i cili drejtoi Egjiptin para 3 mijë vjetësh, është restauruar dhe është bërë gati për shfaqje.
Restaurimi i statujës ishte pjesë e projektit të restaurimit të tempullit Seti I dhe i përket faraonit që njihet si Ramses-i i Madh, e që u priu egjiptianëve nga viti 1279 deri më 1213, para lindjes së Krishtit. Ai u priu disa ekspeditave ushtarake dhe zgjeroi Perandorinë egjiptiane nga Siria në lindje, deri në Nubia në jug.
Pjesë e projektit të restaurimit në Sohag ishte edhe hulumtimi i Tempullit të Athribisit, tempullit të vetëm të pazbuluar në Egjipt.
“Ky është tempulli i vetëm që nuk është hulumtuar deri më tani. Të tjerët janë hulumtuar para 100 vjetësh”, tha egjiptologu gjerman, Heidi Keopp-Junk. Dhjetë kilometra në jugperëndim të Sohagut, një tjetër projekt është restauruar në tempullin Osirion. Në këtë tempull u ul niveli i ujit me qëllim që vizitorët të mund të hynin te varret e lashta.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















