Kosova
EESC-ja pranon nëntë vende kandidate, nuk përfshihet Kosova

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka pranuar anëtarë nga vendet kandidate, përcjell albinfo.ch.
Anëtarët e këtij komiteti, që vijnë nga vendet kandidate, do të marrin pjesë aktive në punën e këtij institucioni, do kenë rol këshillëdhënës, por nuk do të kenë të drejtën e votës. Anëtarët e rinj përfaqësojnë nëntë shtete që kanë status kandidati në Bashkimin Evropian.
Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në proces zgjerimi e që nuk është përfshirë në këtë forum. Kjo për arsye se Kosova akoma nuk e ka statusin e kandidatit, që ishte parakusht për anëtarësim në këtë forum.
Presidenti i këtij institucioni, Oliver Ropke, në seancën plenare deklaroi se kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësohen në BE.
Nga liderët e rajonit, në ceremoni morën pjesë kryeministri shqiptar, Edi Rama, si dhe ai nga Mali i Zi, Milojko Spajiq.
Ata të dy përshëndetën nismën, por nënvizuan rëndësinë që kjo të shërbejë si rrugë drejt anëtarësimit në BE, e jo zëvendësim i procesit.
Rama bëri thirrje që shembulli i EESC-së të ndiqet edhe nga institucionet e tjera të BE-së, sepse kjo gjë, sipas kryeministrit shqiptar, do të bënte që qytetarët e Ballkanin Perëndimor të shohin se integrimi në BE është real.
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian merret me çështje sociale dhe ekonomike dhe në këtë komitet marrin pjesë përfaqësuesit e shoqërisë civile, sindikatave, punëdhënësve dhe sektorëve të ndryshme të industrisë.
E-Diaspora
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri