Shqipëria
Edi Rama për veton e Greqisë ndaj Shqipërisë: Joevropiane dhe e paarsyeshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sa i përket vetos që ka vendosur Greqia ndaj hapjes së kapitujve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e ka quajtur joevropiane dhe të paarsyeshme.
Kjo lidhet me kushtëzimin që Greqia i ka bërë Shqipërisë që ta lejojë Fredi Belerin ta kryejë betimin si kryetar i Himarës, ndërsa ai është në paraburgim në Shqipëri, pasi dyshohet për blerje votash, përcjell albinfo.ch.
“Kjo pengesë është e paarsyeshme, jo vetëm, por edhe joevropiane në frymë dhe natyrisht rastet dhe historitë kanë qenë më shumë se sa 1 e 2 dhe nuk është rastësi që të gjitha këto raste vijnë nga zona e Ballkanit. Dhe, nëse nuk do të gjendet një rrugë për të ndarë një herë e mirë çështjet dypalëshe nga procesi i negociatave, Ballkani dhe vendet që janë të përfshirë në këtë proces në rajonin tonë mund ta parashikojmë pa vështirësi se sa probleme mund të nxjerrim rrugës mes njëra-tjetrës, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të natyrës historike, të natyrës krejtësisht politike dhe jo për çështje që prekin ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE-së”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Tutje ai u shpreh se çështja me Greqinë duhet të zgjidhet mes dy vendeve, ndërsa u shpreh se vendin e konsideron partner strategjik.
“Ndërsa në raport me çështjen e dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë, unë nuk jam zgjatur, por kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh që ne duhet ta trajtojmë mes nesh dhe që në të gjitha rastet është një çështje që sa na takon si Shqipëri, nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave, por as me përmbajtjen e marrëdhënies tonë me Greqinë, që është partner strategjik i Shqipërisë”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka njoftuar se të dielën, me...
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
Jeta në Austri
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht? JJ, talenti i ri austriak, mahniti jurinë dhe audiencën në Festivalin e Këngës në Eurovision që...
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin