Kosova
Edi Rama nesër viziton Kosovën
Kurti: Meqë po vjen, i kam kërkuar ta mbajmë mbledhjen e dy Qeverive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me vizitën e paralajmëruar të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nesër në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Kurti është shprehur se është në dijeni për vizitën e Ramës dhe i ka kërkuar atij se meqenëse do të vijë në Kosovë, ta mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive shqiptare, e cila ishte paraparë të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, por që u anulua.
“Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama. E di që do të vijë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Unë miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqenëse do të vijë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy Qeverive, e cila u anulua paarsyeshëm, ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor. Të gjitha përgatitjet i patëm bërë. 13 marrëveshje kanë pasur të nënshkruan, ndërsa tani kanë mbetur në sirtar. Në mënyrë që marrëveshjet e dakorduara të mos ngelin edhe më tutje në sirtar, sepse nga to nuk përfitojnë kryeministrat, por qytetarët, dhe çdo ditë e humbur pa i nënshkruar këto marrëveshje, është dëm për qytetarin, unë i kam propozuar kryeministrit Rama meqë po vjen këtë javë, le ta mbajmë një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive tona dhe t’i nënshkruajmë ato marrëveshje dhe t’i zbatojmë një orë e më parë të gjitha ato”, tha ai.
Më tej ai është shprehur se nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së përbashkët, do të ngel te qëndrimi se për takimet e të dyve, kanë kontakt të drejtpërdrejtë.
Kurti ka thënë se nuk lëngon raporti Kosovë – Shqipëri, nëse nuk takohen kryeministrat mes vete, teksa tha se e konsideron të arsyeshëm mbledhjen e dy Qeverive, por jo edhe takime të tjera.
“Nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e mbledhjes së dy Qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam dhënë se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Ne takohemi shumë shpesh. Nëse shikoni gjatë këtyre dy vjetëve, kam një duzinë takimesh me Ramën. Nuk lëngon raporti Kosovë – Shqipëri dhe demokracia e paqja në Ballkan, pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy Qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm. Andaj e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











