Shqipëria
Edi Rama: Kur flitet për drogë çdoherë fajtorë janë shqiptarët, por pse s’flisni mbi problemet e saj në BE?
Kryeministri Edi Rama, 53, ka kryer një intervistë për median austriake profil.at, ku ka folur rreth euro-integrimeve të Shqipërisë.
“Nëse Shqipëria ndihmon BE kundër ngritjes së forcave anti-europiane dhe populliste, atëherë unë do e kuptoja shtyrjen e hapjes së negociatave. Megjithatë, ne kemi bërë gjithçka çfarë na është kërkuar prej BE-së,” tha ai, përcjell albinfo.ch, duke përmendur si sukses të qeverisë miratimin e Vetingut sëbashku me opozitën.
Vende që akoma kanë dyshime për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë Franca, Hollanda dhe Danimarka.
Në lidhje me refugjatët Rama shtoi se nga fillimi i vitit në Shqipëri kanë hyrë 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani.
“Është një numër i vogël. Nuk duam të ndërtojmë gardhe në kufi. Nëse rritet numri i refugjatëve, atëherë do marrim ndihmë nga BE,” tha ai.
Në fund ai tha se kundrejt ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk ka kërkesë ekstradimi nga Italia dhe se kur është puna e luftës kundër drogës, e përfundoi me një pyetje retorike: “Kur bëhet fjalë për drogë çdoherë në shqiptarët jemi fajtorë. Por kush flet mbi problemet e drogës në Hollandë ose Francë?”
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













