Shqipëria
Edhe “Yahoo” shkruan për Beratin: Ia vlen të vizitohet!
Rajoni i Ballkanit është një nga vendet më të bukura në botë, i mbushur me histori mijëravjeçare, tokë të paeksploruar dhe fshatra idilike
Greqia dhe Kroacia janë disa nga destinacionet më të njohura që përbëjnë rajonin e Ballkanit, por destinacione të tjera, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën dhe Slloveninë janë më të përballueshme. Nëse jeni duke kërkuar destinacione miqësore me buxhetin, ju rekomandojmë pesë vendet më të lira për t’u vizituar në rajonin e Ballkanit, sipas një artikulli të gazetarit Parker Diakite, të botuar në të përditshmen amerikane “Yahoo!News”, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve kryesore në rajonin e Ballkanit që ofrojnë shërbime me çmimet më të lira për turistët.
Berat, Shqipëri
I ndodhur përgjatë lumit Osum në Shqipërinë e Mesme, Berati është qyteti romantik i njohur si “qyteti i një mijë dritareve” për arkitekturën dhe peizazhin e tij të veçantë.
Adhuruesit e kulturës dhe historisë do të kenë mundësinë të vizitojnë shtëpinë e Kalasë së Beratit, e cila është një nga dy qendrat historike të listuara në UNESCO në Shqipëri.
Një tjetër vend i rëndësishëm në Berat është Muzeu Ikonografik Onufri, i cili përmban më shumë se 200 vepra arti, ikona dhe sende liturgjike.
Berati është një nga qytetet osmane më të ruajtura në rajon dhe këtë mund ta shihni në kala, përgjatë rrugëve me kalldrëm dhe shtëpive tradicionale.
Qyteti gjithashtu është i mbushur me një skenë të gjallë kafeneje, kantina vere dhe aventura në natyrë.
Gjatë pushimeve tuaja në Shqipëri, Berati ia vlen të vizitohet!
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










