Lajme
Edhe universitetet e tjera në Zvicër pritet të kërkojnë certifikatë Covid
Deri tani tri universitete zvicerane do të kërkojnë certifikatë Covid në kampus
Instituti Federal Politeknik i Lozanës (EPFL) ishte i pari që shpalli kërkesën për certifikatë, i ndjekur nga Universiteti i Neuchâtel dhe Universiteti i Lozanës, transmeton albinfo.ch.
Të tri shkollat vendosën të marrin këto masa pasi Këshilli Federal autorizoi universitetet të bëjnë certifikatën Covid të detyrueshme për qasje në kurse dhe aktivitete kërkimore.
Certifikata nuk do të kufizojë kapacitetin e dhomave dhe auditorëve. Për studentët që nuk do të jenë më në gjendje të vijnë në vend, mësimet do të regjistrohen.
Së shpejti, pritet që edhe unvisersitetet e tjera në këtë shtet të ndjekin plan-programin, sikurse univeristetet e lartpërmendura.
Arsyeja e kësaj, përveç tjerash, është edhe mësimi dhe ligjëratat ballëpërballë janë më cilësore dhe prodhojnë më shumë produktivitet në të nxënit e mësimit.
Theksohet se kushdo që nuk ka certifikatë Covid, mund të ndjekë ligjëratat online. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













