Lajme
Edhe sot, protesta në Maqedoni
Përveç në kryeqytetin maqedonas (Shkup), në orët e mbrëmjes janë paralajmëruar protesta edhe në Kumanovë, Ohër, Kavadar, Strumicë, Prilep, Manastir...
Në shumë qytetet të Maqedonisë edhe sot është paralajmëruar vazhdimi i protestave të opozitës kundër Qeverisë Gruevski. Përveç në kryeqytetin maqedonas (Shkup), në orët e mbrëmjes janë paralajmëruar protesta edhe në Kumanovë, Ohër, Kavadar, Strumicë, Prilep, Manastir, etj.
Protesta antiqeveritare sot do të hyjnë në ditën e katërt dhe se priten të vazhdojnë derisa të reflektojë qeveria e Maqedonisë. Në këto protesta do të protestohet për dorëheqjen e Qeverisë dhe kundër brutalitetit policor, raporton INA.
Protestat u përshkallëzuan në Maqedoni, pas konferencës së fundit për media të liderit të opozitës, Zoran Zaev, i cili publikoi audio-incizime të reja nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, e që kishte të bëj me vrasjen e një të riu në një miting të partisë së kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Kjo vrasje ishte fshehur nga qeveria për shkak të përfshirjes në këtë krim të pjesëtarëve të sigurimit të kreut të qeverisë maqedonase. Po ashtu në “bombën e 30” të Zaevit, u nxorën dëshmi për vdekjen e gazetarit të FOKUS, Nikola Mladenov, që humbi jetën dy vite më parë.
Politologu dhe analisti rus Kiril Borshev, i cili katër vite jeton në Serbi, thotë se situata në Maqedonia ka filluar t’i përngjajë asaj në Ukrainë. Në një analizë që ka publikuar në “facebook”, ai ka tërhequr paralele mes sheshit “Mejdan” në Kiev dhe Shkupit, shkruan “Dnevnik”.
Analisti Naser Zyberi, njohës i çështjeve politike thotë se Maqedonia, tashmë nga kriza politike ka hyrë në krizë të sigurisë. Protestat, sipas tij, nuk do të ndalen nëse merren parasysh paralajmërimet e opozitës së në ditët në vijim do të publikojnë dëshmi edhe për rastet më sensitive, siç është rasti “Monstra“.
“Atmosfera skajshmërisht është e tensionuar, ajo tanimë ka eskaluar në protesta, të cilat shpesh herë janë edhe të dhunshme nga ana e policisë e cila me çdo kusht tenton ngufatjen e tyre, apo të protestuesve që dëshirojnë të shprehin revoltën e tyre. Intensiteti i protestave mendoj se do të vjen duke u rritur e jo duke u zvogëluar”, tha ai.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











