Shqipëria
Edhe shqiptarët pjesë e Komitetit Ekzekutiv për të dhënat personale në Washington

Me ftesë të drejtuesve të Shoqatës Ndërkombëtare të Profesionistëve të Privatësisë (International Association of Privacy Professionals – IAPP) dhe në kuadër të mbledhjes së 51-të të Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Privatësisë (ICDPPC), Komisioneri, Besnik Dervishi, mori pjesë në një sërë aktivitetesh në Washington DC.
Agjenda e takimeve dhe aktiviteteve përfshinte pjesëmarrjen në Samitin Global të Privatësisë në “Washington Convention Center” me pjesëmarrjen e mbi 4000 profesionistëve të sektorit.
Në samit u trajtuan tema që varionin nga përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e organizatave, nëpunësit e mbrojtjes së të dhënave, privatësia dhe mbrojtja e të dhënave, në komunikimet hapësinore, privatësia dhe arsimi i lartë apo media, mbrojtja e privatësisë së nëpunësve sipas GDPR, krahasimi facial, si dhe takime e shkëmbime ndërmjet profesionistëve të privatësisë dhe shumë panele e atelie të ndryshme, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Një ditë e plotë iu dedikua takimeve ndërmjet autoriteteve kryesore botërore të mbrojtjes së të dhënave me zyrtarë të lartë amerikanë, duke nisur nga një tur takimesh në Shtëpinë e Bardhë me Abigail Slater, Asistenten Speciale të Presidentit të SHBA për Teknologjinë, Telekomunikimet dhe Politikat Kibernetike; zyrtarë të qeverisë amerikane, nëpunësin e mbrojtjes së të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, etj.
Gjithashtu takimet vijuan me anëtarë të stafit të Kongresit që punojnë aktualisht mbi legjislacionin federal të privatësisë dhe me politikanë të Shtetit të Kalifornisë, përfshirë Alastair Mactaggart, iniciatorin e CCPA (California Consumer Privacy Act – Ligji i Privatësisë së Konsumatorëve të Kalifornisë), Komisionerin e Komisionit Federal të Tregtisë, Noah Phillips, si dhe takime me organizatat kryesore amerikane dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile apo aktiviste të privatësisë.
Në vijim, Dervishi mori pjesë në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC), në mbledhjen e 51-të të këtij forumi, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Komisioneri Dervishi njohu anëtarësinë me situatën aktuale të organizimit të Konferencës së 41-të Ndërkombëtare në Tiranë, në tetor 2019, si dhe zhvilloi gjithashtu në cilësinë e bashkëdrejtuesit të Komitetit Ndërkombëtar Këshillimor (PAC) të Konferencës me bashkëdrejtuesin tjetër, Peter Hustinx, mbledhjen e radhës të Komitetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj