Bota
Edhe Rumania t’i bashkohet zonës Schengen
Rumania iu bashkua Bashkimit Evropian së bashku me Bullgarinë në vitin 2007, por të dyja u vendosën nën një mekanizëm monitorimi për hyrjen e tyre në Schengen
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker shprehu dëshirën e tij që Rumania t’i bashkohej zonës Schengen vitin e ardhshëm, por theksoi se Bukureshti duhet të trajtonte së pari çështjet që lidheshin me korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Rumania iu bashkua Bashkimit Evropian së bashku me Bullgarinë në vitin 2007, por të dyja u vendosën nën një mekanizëm monitorimi për hyrjen e tyre në Schengen.
Pas progresit të konsiderueshëm në këtë fushë, komisioni ka paralajmëruar se reformat e fundit gjyqësore dhe ndryshimet në Kodin Penal në Rumani mund të përfaqësonin një hap pas.
Ndër të tjera, Bukureshti po kërkon të ulë moshën e pensionit për gjyqtarët dhe prokurorët, transmeton “ATSH”.
Juncker tha se ai do të dëshironte që Rumania t’i bashkohej Schengenit para përfundimit të mandatit të komisionit, i cili zgjat deri në fund të tetorit 2019, përcjell albinfo.ch.
Juncker i bëri thirrje Rumanisë të gjejë një konsensus kombëtar mbi çështjet e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit përpara janarit, kur vendi merr presidencën gjashtëmujore të radhës të BE-së.
“Kjo është absolutisht e nevojshme”, tha Juncker.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













