E-Diaspora
Edhe policët kundër dëbimit të Hesatit nga Zvicra

Nuk ka mjaftuar mobilizimi i fuqishëm i qytetarëve, i politikanëve dhe i policëve për kosovarin i cili është vendosur në Zvicër qe 14 vite. Ai sapo e ka pranuar njoftimin se do të dëbohet në Kosovë.
Hesat Shabani, kosovar, 39-vjeçar, është banor i lagjes së Katedrales në qytetin e Lozanes (Lausanne), në Zvicër. Edhe dy javë pas njoftimit nga kantoni i Vaudit, atij do t’i komunikohet data e dëbimit nga Zvicra, shkruan Le Matin përcjell albinfo.ch.
Prandaj, 250 nënshkrimet, përfshirë këtu ato të 41 deputetëve nga e djathta dhe e majta si dhe të 15 policëve, do të jenë të padobishme. “Pas asaj mbështetje aq të madhe dhe pas mobilizimit të atyre njerëzve, jam i zhgënyer. Ky rezufim ka ardhur aq shpejt”, tregon Hesati, ende i habitur nga letra postare që e ka pranuar të premten e kaluar.
Një “shembull i integrimit”
Janë bërë 14 vjet që ka arritur në Zvicër dhe 8 vjet që është vendosur në kryeqytetin e kantonit të Vaudit, ku edhe e ka ndërtuar jetën e tij. I punësuar në restorantin e famshëm “Le Vieux-Lausanne”, ai e udhëheq “Le Bar Giraf” aty afër. Që nga ardhja e tij më 2001, rastësisht ai është dashuruar me një kosovare, banore e Wintherturit, është martuar me të dhe e ka fituar lejen e qëndrimit B – ai gjithmonë ka punuar, flet gjermanisht dhe frëngjisht dhe kurrë nuk ka përfituar mjete sociale ose nga zyra e papunësisë. Me pak fjalë, “një shembull i integrimit”.
Pas divorcit ai e humb lejen e qëndrimit, rivendoset në Lozanë, ku e fiton vetëm një leje pune. Janë bërë shtatë vjet që është dashur të kthehet, por ai është aty dhe lufton për të qëndruar. Pas shumë kërkesave që kanë shkuar deri në Gjykatën Federale, vjen vendimi administrativ i fundit: një refuzim. Më 16 tetor ai është i ftuar në zyrën e të huajve dhe një datë e dëbimit do t’i komunikohet. “Është e vështirë, tregon ai. Zakonisht, e tejkaloj, por tash më ka bërë të vuaj dhe jam duke menduar se a është më mirë që të iku”. I dekurajuar, ai shton: “Nuk e di çfarë duhet të bëj për të mbetur këtu. E dua Zvicrën, të gjitha që i kam ndërmarrë këtu, i kam bërë me shumë kënaqësi. Jeta ime këtu tashmë varet vetëm nga një letër. E vetmja gjë që mund të më shpëtojë është një mbështetje politike, përndryshe të gjitha kanë marrë fund”. Hesati ka shpenzuar energji dhe më shumë se
60.000 franga shpenzime për avokatë. Një tjetër mundësi: martesa. Ai mund ta bëjë atë me të dashuren e tij, por refuzon. “Jam njeri i drejtë dhe i sinqertë dhe kurrë nuk mund ta bëj atë për letra”, tregon ai. Sipas avokatit të tij, ka mbetur edhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut. “E kam së paku të drejtën ta provoj”.
Një copë letre e merituar
Nga ana e deputetëve, të cilët e kanë nënshkruar peticionin, nuk ka befasi nga vendimi. “Është situatë individuale e komplikuar”, shpjegon Denis-Olivier Maillefer, socialist. Ky është rreziku kur mediatizohet një rast, sepse Shërbimet e Popullatës (institucioni përgjegjës) e kanë ndier si provokim. Më e rëndësishmja është që komunikimi me Këshillin Kombëtar dhe të futet peticioni në agjenden e Këshilllit të Madh”.
Serge Melly, nga Aleanca e qendrës, thotë se “mund të duket e pahijshme që të merremi vetëm me një rast kur i shikoni lajmet, por është e habitshme që njerëz aq të integruar të dëbohen. Kush fiton në këtë rast? Jo Zvicra. Është e qartë që para çfarëdo dëbimi, peticioni duhet të diskutohej në Këshillin e Madh. Ky person i dëshiron letrat dhe i ka të merituara”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL Bëhet e ditur se turizmi dhe kulinaria shqiptare u promovuan sot në një nga universitetet më...
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
-
Rrahje masive mes kroatëve e shqiptarëve në Zagreb, ka të plagosur
-
Diaspora është zemra ekonomike e Kosovës
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi