Kosova
Edhe një traditë shqiptare në UNESCO
Ka disa ditë që tradita shqiptare e shtegtimit të bagëtive është futur në UNESCO, si pjesë e Trashëgimisë Kultuore jomateriale, përcjell albinfo.ch.
Në Botvana të Afrikës Jugore, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Konferencën e 18-të ka votuar përfshirjen e Transumancës, ritin e shtegtimit të bagëtive, në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Njerëzimit të Shqipërisë.
Sipas kësaj traditë të lashtë, me ardhjen e verës barinjtë i zhvendosin bagëtitë drejt bjeshkëve për të kullotur, ndërsa ky rit shoqërohet edhe me këngë burimore, festë apo gatime. Ndërkohë, me të ardhur dimri, barinjtë i zhvendosin bagëtitë në stane. Kjo traditë lidhet me ndërrimin e stinëve, përgjatë të cilave ndodh ky migrim dhe tashmë vihet në mbrojtjen e UNESCO-s, si shprehje e shpirtit të bartësve të kësaj tradite.
Shqipëria kandidonte në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë, duke iu bashkuar Austrisë, dhe Italisë, që ishin përshirë më herët, në vitin 2019 me këtë dukuri.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













