Lajme
Edhe një takim liderësh, pa marrëveshje
Derisa tre liderët iu shmangën deklaratave, ishte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se janë marrë vesh, që për disa ditë, të shqyrtohet mundësia e arritjes së një marrëveshje
Edhe një takim i liderëve të katër partive politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski i VMRO DPMNE-së, Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, ka përfunduar pa marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në këtë shtet. I vetmi mesazh qp doli nga ky takim ishte se “bisedimet vazhdojnë”.
Derisa tre liderët iu shmangën deklaratave, ishte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se janë marrë vesh që t’i lihet kohë edhe disa ditë mundësisë së arritjes së një marrëveshje.
“Ne, liderët e partive kryesore politike, u takuam sot që ti vazhdojmë bisedimet në lidhje me formën e saktë të Qeverisë që do ti organizon zgjedhjet siç parashihet në pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit. Në këtë kontekst, liderët u pajtuan që të takohen përsëri në ditët në vijim”, deklaroi Zaev.
Sipas liderit opozitar, kryeministri Gruevski ka prezantuar draft-planin e propozuar qeveritar për t’i zbatuar rekomandimet në lidhje ne reformat sistematike në fushën e sundimit të ligjit që do të “zbatohen në përputhje me pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit”.
Në këtë takim kanë marrë pjesë ambasadori amerikan Jess Baily dhe ai i BE-së, Aivo Orav.
Para fillimit të protestës në Klubin e deputetëve, një grup të rinj të lëvizjes politike “BESA” protestuan me parulla kundër partive shqiptare BDI dhe PDSH, citon INA.
Gjatë ditëve të fundit ishte paralajmëruar dështimi i këtij takimi, dhe se pikërisht për shkak të kësaj, eurokomisioneri Hahn kishte anuluar praninë e tij në Shkup.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












