Futboll
Edhe një shqiptar drejt Baselit
Pas Albian Ajetit, Taulant Xhakës dhe Edon Zhegrovës, ish-kampioni pritet të përforcohet me edhe një futbollist shqiptar
FC Baseli pritet të bëjë disa ndryshime për sezonin e ardhshëm, ku priten largime dhe përforcime.
Njëri nga të larguarit mund të jetë portieri Jonas Omlin (25), i cili mund të shkojë drejt Bundesligës gjermane, shkruan ‘Blick’.
Silvan Widmer i rikthyer (26) është përmirësuar vazhdimisht gjatë gjithë sezonit dhe pritet të qëndrojë, ashtu si edhe kapiteni Marek Suchy (31). Veteranët Fabian Frei (30), Valentin Stocker (30) dhe Luca Zuffi (29) gjithashtu do të luajnë një rol kyç në sezonin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse Taulant Xhaka (28) ka një kontratë edhe për dy vjet dhe konsiderohet si një figurë identifikimi, interesimi i klubeve nga Bundesliga dhe Spanja, mund të bëjë që ai të ndërrojë mjedis, shkruan tutje albinfo.ch.
Dimitri Oberlin (21) është në huazim te Empoli dhe është gati të zbresë me toskanët. Pas refuzimit të një oferte nga Kina gjatë dimrit, ai tani mund të ndjekë këtë rrugë pavarësisht nga çdo gjë. FCB ende shpreson se ai mund të kthejë gati gjashtë milionë franga zvicerane, që i kishte shpenzuar për ta transferuar nga Salzburgu.
Por, Baseli pritet të bëjë edhe disa transferime, kurse në krye të listës është Pajtim Kasami nga Sioni. Por presidenti Christian Constantin dëshiron më shumë se dy milionë franga për liderin e mesfushës.

E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










