Futboll
Edhe një fitues i medaljes olimpike preket nga koronavirusi
Sportisti i njohur iranian, Ehsan Haddadi, ka dalë pozitiv në testimin për koronavirus, është bërë e ditur të shtunën.
Haddadi është prej atletëve më të njohur aziatik. Ai ka suksese të shumta në hedhje të diskut. Ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike të vitit 2012, ndërsa në Botërorin e vitit 2011 fitoi medalje të bronztë.
Haddadi ishte i pari sportist nga Irani që fitoi medalje olimpike, pos atyre në sportet si mundja, peshëngritja e taekwondo. Ai mban rekordin e Azisë në hedhje të diskut (69,32 metra).
“Fituesi i medaljes olimpike është izoluar pasi u testua pozitivisht për koronavirus”, ka thënë mjeku i Federatës së Atletikës së Iranit, Ashkan Ordibehesht.
Irani është prej vendeve më të goditura nga koronavirusi. Në Iran kanë vdekur 2500 persona nga kjo pandemi, ndërsa të prekur janë më tepër se 35 mijë persona.
Haddadi, 35-vjeçar, ka katër medalje të arta në Lojërat Aziatike, e po ashtu gjashtë të arta në kampionatet e Azisë.
Haddadi një pjesë të vitit e kalon duke ushtruar në SHBA, por ishte në Teheran kur u infektua me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










