E-Diaspora
Edhe një çmim i rëndësishëm për filmin “Exil” të Visar Morinës
Juria: "një film tërheqës që merret me kompleksin mjaft aktual të dukurive si racizmi dhe diskriminimi"
Drama “Exil” merr Çmimin e Filmit “Günter Rohrbach” të shoqëruar me vlerë monetare prej 10.000 eurosh. Juria e ka justifikuar përcaktimin e saj për këtë vepër, duke e vlerësuar atë si “një film tërheqës që merret me kompleksin mjaft aktual të dukurive si racizmi dhe diskriminimi, shkruan dpa.de.
Drama flet për një inxhinier të kimisë, Xhaferin, i cili ka lindur në Kosovë dhe tani jeton në Gjermani, i cili merr tipare paranojake.
Rolin e inxhinierit e luan aktori me prejardhje kroate, Mišel Matičević, i cili gjithashtu mori çmimin për aktorin më të mirë për portretizimin e tij të rolit ambivalent, transmeton albinfo.ch.
Nina Hoss u nderua si aktorja më e mirë. Në filmin “Pelikanblut” ajo mishëron një trainere kuajsh dhe nënë të një vajze të adoptuar e cila merr një vajzë tjetër nga Bullgaria. Të dy çmimet janë të pajisura me 3000 euro.
Çmimi i Transmetimit i Saarland iu dha Ralf Husmann për skenarin e “Mbreti i Këlnit”. Ky çmim është i pajisur me 5000 euro.
Gala e çmimeve të filmit, në të cilën zakonisht shpallen fituesit, u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fituesit e këtij viti do të nderohen përsëri në gala-në tjetër.
Për filmin “Exil” është shkruar dhe po shkruhet në superlativ nga mediat e zonës gjermanishtfolëse.
“Duhen më pak se 20 minuta, dhe filmi “Exil” i Visar Morinës tregon të gjitha shenjat e një trileri të shkëlqyeshëm psikologjik që zhvillohet në korridore dhe në dhomat e takimeve të një kompanie gjermane të mesme shkruan “Der Standard”, transmeton albinfo.ch. Jo domosdoshmërisht nga fakti që Xhaferi ka lindur në Kosovë, filmi “Exil” edhe si një triler konvencional mund të ishte i imagjinueshëm dhe sigurisht shumë tërheqës. Por, ajo që e bën këtë një film kyç për Gjermaninë e sotme dhe për shoqëritë e ngjashme migrante evropiane – përfshirë edhe Austrinë – është diçka tjetër. Xhaferi duket se është “integruar” mirë në çdo aspekt, por ka një ndryshim këtu. Ai ju bën të pyesni veten menjëherë nëse ndjenja e këtij ndryshimi është subjektive apo objektive. Dhe, këtë tension Morina e përpunon me një siguri të jashtëzakonshme narrative”.
E gjitha është një udhëtim i errët në mendjen e një njeriu që ndjen se po trajtohet padrejtësisht nga bota që e rrethon. Me këtë rast regjisori Visar Morina dhe ekipi i tij arrijnë të empatizojnë audiencën me këtë njeri.
“Exil” është një projekt ambicioz që adreson në një mënyrë jo konvencionale çështje serioze si racizmi dhe ngacmimi (mobingu). Dilema e ngatërruar në mes të racizmit të vërtetë dhe paranojës e përshkon në fakt gjithë filmin. Dhe duket se vetë regjisori Morina e njeh më së miri këtë fushë: përvojat e tij personale me racizmin që përjetohet në përditshmëri gërshetohen në këtë film, transmeton albinfo.ch. Ai tregon sesi racizmi dhe paranoja shkojnë krah për krah dhe ushqejnë njeri-tjetrin.
Filmi është bashkëprodhim në mes të Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës: Titulli origjinal: “Exil”; Drama; D, Bel, RKS 2020; Regjisori: Visar Morina; Skenari: Visar Morina; Aktorët: Mišel Maticevic, Sandra Hüller, Rainer Bock, Thomas Mraz, Flonja Kodheli; distribucioni: Alamode Film.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













