Shqipëria
Edhe në Shqipëri ndalohen telefonat në shkolla
Në vitin e ri shkollor 2018-2019, që nis më 17 shtator në Shqipëri, nxënësit nuk do të lejohen të mbajnë telefona gjatë orës së mësimit.
Urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ndalon rreptësishtë përdorimin e telefonave gjatë procesit mësimor si nga nxënësit, ashtu dhe nga mësuesit. Ditë më parë edhe Franca mori urdhër që të ndalohen telefonat në shkolla.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e tij, për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij, shkruan “ATSH”.
Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen sekretari i Përgjithshëm i MASR, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave, përcjell albinfo.ch.
Debatet në familje, për harxhimin e kohës së tepërt në rrjete sociale, rënia në mësime të nxënësve për shkak të shpërqendrimit përmes smartfonit janë kthyer në një fenomen shqetësues.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












