Kosova
Kosova shënon ulje të rasteve ditore me Covid
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive, transmeton albinfo.ch.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 49.169, nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 205 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.
Më 20 dhjetor 2020 ECDC (Qendra evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve) ka publikuar vlerësimin e rrezikshmërisë për mutacionin e variantit të SARS-CoV-2 që është shfaqur te disa persona. Ky variant ka mutacione në gjembat proteinike të virusit si dhe mutacione të tjera në gjenome.
Duke marrë parasysh këtë situatë, presupozohet se ky variant përhapet më shpejt se sa varianti i mëparshëm, me rritje të transmisionit diku deri në 70% më shumë. Deri më tani nuk ka indikacione se varianti i ri rrit ashpërsinë e infeksionit.
Disa raste janë raportuar në Danimarkë, Holandë dhe sipas medieve edhe në Belgjikë.
Jemi duke përcjellë me vëmendje të shtuar të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e prekura me variantin e ri, në mënyrë që të identifikohen sa më parë, të testohen, izolohen dhe gjurmohen e mbikëqyren kontaktet e tyre për të ndërprerë përhapjen e variantit të ri SARS CoV-2 në vend.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027














