Lajme
Edhe Kosova po plaket
Në vitin 2061 rreth 30 për qind, apo një e treta e popullsisë do të jetë mbi moshën 65 vjeçare, thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës
Brenda 50 viteve të ardhshme edhe në Kosovë do të bie dukshëm nataliteti i popullsisë, raporton Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ky institut për herë të parë në një raport mbi “projeksionet e popullsisë”, ka paraqitur parashikimet e popullsisë për një periudhë 50 vjeçare.
Bazuar në këtë raport, që përfshin periudhën kohore 2011-2061, trendi i lindshmërisë do të bie dukshëm. Kështu sipas Agjencisë së Statistikave, pas 50 viteve mosha mesatare e popullsisë kosovare do të jetë shumë më e plakur se tani.
“Në vitin 2061 rreth 30 për qind, apo një e treta e popullsisë do të jetë mbi moshën 65 vjeçare”, thuhet në raport.
Kosova aktualisht ka popullsinë me të re në Evropë. Vetëm 7 për qind e popullsisë janë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë rreth 65 për qind janë të moshash nga 15-64 vjeç dhe rreth 28 për qind nga 0-14 vjeç, bëhet e ditur në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Ky është raporti i parë i ASK-së lidhur me parashikimin e popullsisë bazuar në kriteret dhe standardet ndërkombëtare.
Ndryshe, nataliteti në Kosovë gjatë dekadës së fundit ka shënuar rënie të konsiderueshme, ndërsa ekspertët e sociologjisë parashikojnë që gjatë dekadave të ardhshme do të ketë edhe më pak lindje. Kjo rënie e natalitetit, vjen më shumë nga mungesa e zhvillimit ekonomik, por edhe nga vetëdijesimi dhe punësimi i femrave kosovare.
Sipas të dhënave statistikore, brenda viteve 2000-2012, në Kosovë janë shënuar rreth 5 mijë lindje më pak. Derisa në vitin 2000 kanë qenë të raportuara 40 mijë lindje, në vitin 2012 numri ka rënë në 35 mijë.
“Në bazë të informative të grumbulluara dhe të publikuara, në Kosovë për vitin 2012 janë regjistruar 34932, prej tyre në Kosovë 27912, ndërsa në diasporë 7020 lindje”, ka deklaruar për “albinfo,ch”, zyrtare për informim në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Dallimi ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve për vitin 2012, sipas saj, është 20426 që tregon se prapë lindje ka më shumë.
Në bazë të të dhënave statistikore, për vitin 2011 nataliteti në Kosovë ishte 15.4 promila, ndërsa për vitin 2012, 15.3 promila. Pra siç shihet trendi ka një rënie të vogël prek 0.1.
Ndërkaq, nëse merret për bazë shtimi i popullsisë gjatë viteve të shekullit të kaluar, shihet se rënia e natalitetit në Kosovë është shumë e theksuar. Gjatë viteve 90-ta, nataliteti sillej rreth 30 promil, ndërsa tash është përgjysmë më pak.
Bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave që u realizuar në vitin 2011, Kosova ka një popullsi rezidente prej 1.739.825 banorë.
Në këtë regjistrim nuk është përfshirë popullsia kosovare që jeton në mërgim e cila sipas demografëve, konsiderohet të jetë mbi 700 mijë banorë.
Regjistrimi i parafundit i popullsisë është mbajtur më 1981. Sipas të dhënave të Entit të atëhershëm të Statistikave të Kosovës, në vitit 1981 Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorë, ndërsa në regjistrimin e dhunshëm të Serbisë në vitin 1991, Kosova kishte rreth 2 milionë banorë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










