Kosova

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, AUV: Po kryhen testet laboratorike

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka ndaluar hyrjen e mandarinave me origjinë nga Shqipëria. Ngarkesat me këto mandarina nga Shqiperia, sipas AUV-it, do të qëndrojnë në Pikë Kontrollet Kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.

“Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me këtë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik me qëllim testimi/përcaktimi të nivelit të mbetjeve në pesticide”, thuhet në njoftimin e AUV.