Lajme
Edhe Kosova kërkon lirimin e vajzave nigeriane
Vajzat janë rrëmbyer qysh më 14 prill dhe militantët njüe grupimi ekstrem islamik e janë zotuar se do t’i shesin ato
Kosova bëhet pjesë e një aksioni global humanitar.
Presidentja Atifete Jahjaga, ministrja Vlora Çitaku, ish deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese nga bota e artit dhe kulturës, të shoqërisë civile dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, i janë bashkuar fushatës botërore #bringbackourgirls, për lirimin e 276 vajzave të kidnapuara në Nigeri nga militantët e grupit Boko Haram.
Siç është njoftuar tashmë, vajzat janë rrëmbyer qysh më 14 prill dhe militantët islamikë janë zotuar se do t’i shesin ato, shkruan telegrafi.
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka thënë se kidnapimi masiv i vajzave në Nigeri është model i kërcënimeve dhe frikësimeve me të cilat përballen vajzat që duan të ndjekin shkollimin.
Ajo ka folur sot – në vend të bashkëshortit të saj – në adresimin e përjavshëm presidencial. Ajo ka thënë se është “e zemëruar dhe me zemër të thyer”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













