Lajme
Edhe Kosova do të bëhet me “McDonalds”
“Patton Boggs” ka marrë para vetës edhe një detyrë që të sjelljen në Kosovë “McDonalds”
Kompania që është kontraktuar nga kryeministri Hashim Thaçi për të ngritur imazhin e Kosovës në botë “Patton Boggs” nga Uashingtoni, ka marrë para vetës edhe një detyrë, sjelljen në Kosovë të “McDonalds”, rrjetit më të madh botëror të restoranteve të ushqimit të shpejtë.
“McDonalds” është rrjeti më i madh botëror i restoranteve të ushqimit të shpejtë të hamburgerit, që shërben rreth 68 milionë konsumatorë përditë, në 119 vende të botës, por ende nuk ka të hapur një përfaqësi në Kosovë. Shkupi është vendi më i afërt ku kosovarët mund të shijojnë produktet që i plason ky restorant.
Sipas raportit të aktiviteteve të “Patton Boggs”, të cilin e citon “express” një shkrim të portalit “Kosavasot”, lobistët e kësaj kompani po angazhohen që të sigurojnë që edhe pulat “McNuggets” të jenë në dispozicion në Republikën e Kosovës.
Ndryshe “Patton Boggs” paguhet nga Zyra e Kryeministrit Hashim Thaçi për t’i ofruar Kosovës “shërbime këshilluese në çështjet ligjore dhe avokim për t’u përdorur për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe”.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










