Bota
Edhe katër raste të koronavirusit në Britani
Në tetë ka shkuar numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Britani të Madhe.
Katër persona të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus në Britani të Madhe, duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me virusin e rrezikshëm në këtë shtet.
Lajmi për rastet e reja erdhi pikërisht në ditën kur qeveria britanike e shpalli virusin kërcënim serioz për shëndetin publik dhe mori masa më të ashpra për izolimin e personave që shfaqin simptoma të dyshimta.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi se kjo masë është marrë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit publik nga përhapja e mundshme e virusit të rrezikshëm.
Deri më tash në botë janë regjistruar më shumë se 40 mijë raste të infektimeve, shumica prej të cilave janë në Kinë, ku edhe u paraqitën rastet e para.
Në nivel botëror numri i vdekjeve ka shkuar në 910, por numri i infektimeve brenda ditës në Kinë është stabilizuar, shkruan “BBC”.
Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha: “Jemi duke i forcuar rregulloret, në mënyrë që të ofrojmë përkrahje për individët në izolim për sigurinë e tyre”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












