Shkurt.ch
Edhe Kantoni St. Gallen ndalon bartjen e burkas
Do të dënohet ai (ajo) që në hapësirë publike bart mbulesë të fytyrës, “sapo ai/ajo të rrezikojë apo kërcënojë sigurinë publike ose paqen në mes të religjioneve”

Parlamenti i Kantonit të St. Gallenit ka vendsour sot me shumicë të ngushtë votash për ndalimin e mbulesës së plotë myslimane, të njohur si “burka”. Me këtë vendim, kantoni më lindor i Zvicrës është bërë i dyti pas Kantonit Tiçino, i cili këtë ndalesë e kishte vënë në fuqi para më se një viti, shkruan tagblatt.ch.
Fillimisht, ekezekutivi i kantonit kishte rekomanduar që mbulesa myslimane të ndalohej vetëm në kontakt të bartëseve të burkas me autoritetet shtetërore, transmeton albinfo.ch. Por, parlamenti ka vendosur me 57 kundrejt 55 votave edhe për ndalesën e burkas në hapësirat publike, ashtu sikur në rastin e Tiçinos.
Këtë e ka arritur përkundër rezistencës së partive FDP, GLP, të Gjelbrit dhe SP.
Konkretisht, me të renë, në këtë kanton në të ardhmen do të dënohet ai (ajo) që në hapësirë publike bart mbulesë të fytyrës, “sapo ai/ajo të rrezikojë apo kërcënojë sigurinë publike ose paqen në mes të religjioneve”. Por, nëse një rrezuik i tillë do të paraqitet, duhet të gjykohet në secilin rast veç e veç.
SVP, partia e cila ka qenë promotore e ndalimit, ka thënë se ligji ka efekt parandalues. Edhe CVP është shprehur në favor të ndalimit ndërsa përfaqësues të SP-së dhe FDP-së në parlament kanë kundërshtuar duke argumentuar se gra me burka në St. Gallen nuk shihen pothuaj fare.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj