Shqipëria
Edhe francezët shkruajnë për ta vizituar Shqipërinë
Vizitoni vendin e ri ekzotik dhe përjetoni një eksperiencë unike pa qenë e nevojshme të shpenzoni shumë
Shqipëria është një destinacion ëndrrash, ku mund të shijoni bukuritë e një fshati të vendosur në mal! Për më tepër, çmimet sfidojnë të gjithë konkurrencën, shkruan Dallo Dramé në një artikull të botuar në të përditshmen franceze “Grazia”.
Shumë gurë të çmuar janë fshehur në kontinentin e vjetër! Mes fshatrave të saj me bukuri që nuk gjenden askund, plazheve mahnitëse dhe qyteteve të saj të lashta, Evropa nuk ka asgjë për t’u pasur zili në botë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria ofron eksperienca të papërshkrueshme dhe përveç bukurisë së natyrës, çmimet në disa pika turistike janë të përballueshme.
Vizitoni vendin e ri ekzotik dhe përjetoni një eksperiencë unike pa qenë e nevojshme të shpenzoni shumë!
Gjirokastra, një qytet plot hijeshi që nuk e sheh çdo ditë
Nëse dëshironi të vizitoni një mjedis mitik, një arratisje në qytetin e Gjirokastrës do të ishte ideale.
Ky qytet shtrihet në majat e Malit të Gjerë, në jug të Shqipërisë.
Qyteti karakterizohet nga shtëpitë tipike ballkanike dhe për këtë arsye është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005.
Sipas përshkrimit të bërë nga UNESCO, qyteti historik i Gjirokastrës është një shembull i rrallë i një qyteti të stilit osman të ruajtur mirë, i ndërtuar nga fermerë që zotëronin prona të mëdha, rreth kështjellës së shekullit XIII.
Shtëpitë e qytetit të kujtojnë fortesa të vogla të grupuara. Përveç bukurisë së saj, Gjirokastra konsiderohet si një nga qytetet e vetme në botë, e vendosur në shpatet e pjerrëta të një mali, kështu që shëtitjet janë shumë të këndshme, por kërkojnë edhe pak mundim.
Përveç kësaj, ajo ka shumë ndërtesa kulturore dhe historike.
Vendet e paharrueshme në Gjirokastër
Gjirokastra ofron shumë vende për të zbuluar, si Shtëpia e Zekatëve dhe disa muze që tregojnë historinë e së kaluarës së lavdishme të qytetit.
Mos humbisni kalanë e shekullit XIII, e cila u shndërrua në një burg gjatë periudhës komuniste në vend.
Gjithashtu, vizitoni Pazarin e Gjirokastrës që daton në shekullin XVII.
Ky qytet historik, gjithashtu ofron shumë ndërtesa të vjetra fetare, si një xhami e vjetër që daton nga koha e Perandorisë Osmane, disa kisha të vjetra si dhe një Bazilikë të madhe që ndodhet jo shumë larg qytetit.
Pse është i favorshëm qëndrimi në këtë qytet?
Përveç ekskursioneve historike dhe pamjeve që të lënë pa frymë, jetesa në këtë zonë të Ballkanit është shumë e lirë.
Hotelet që ofrojnë pamje të perëndimit të diellit nga mali, kushtojnë mesatarisht 40 deri në 75 euro për person për 5 net.
Këto çmime, më shumë se të favorshme, përfshijnë gjithashtu mëngjesin.
Nga bregu i Sarandës mund të shijoni bukuritë e ishullit të Korfuzit. Në të vërtetë, ky ishull ndodhet jo shumë larg Gjirokastrës.
Për shkak të vendndodhjes së tij, ky qytet ofron pamjet më befasuese në Evropë.
Një gastronomi që e shijojmë rrallë
Ushqimi është veçanërisht i bollshëm. Gjirokastra ndodhet në udhëkryq të kulturave të ndryshme të kuzhinës, prandaj gastronomia e saj është e pasur dhe unike.
Ajo është e ndikuar nga trashëgimia e saj osmane me ndikimet mesdhetare, por edhe nga kuzhina dominuese ballkanike. Por, Gjirokastra ofron edhe specialitetet e veta që nuk mund të shijohen askund tjetër.
Gjirokastra është një destinacion që ia vlen të vizitohet për çmimet e pakrahasueshme, pikat turistike unike dhe gastronominë mahnitëse.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











