Shqipëria
Edhe Franca do rivendosje të vizave për Shqipërinë?
Sipas Ministrisë së Brendshme Franceze, Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azilkërkuesve për vitin 2017, me 7256 sish
E përditshmja franceze “Le Figaro” shkruan se shteti francez është duke shqyrtuar mundësinë që të kërkojë rivendosjen e vizave për Shqipërinë në rast se azilkërkuesit vijojnë të abuzojnë. Për një mundësi të tillë pati raportime muajin e kaluar se po e shqyrtonte edhe Holanda.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme Franceze të publikuara në të përditshmen Le “Figaro”, Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azilkërkuesve për vitin 2017. Prej janarit, rreth 7,256 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë për azil në Francë, një shifër 178,9 % më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Për të kontrolluar situatën, Parisi është detyruar të kërkojë për Shqipërinë të njëjtat klauzola mbrojtëse që kërkoi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën: një rivendosje të vizave në rast të abuzimit me mikpritjen,” shkruhet në të përditshmen franceze.
Sipas gazetës së përmendur, të paktën 3 avionë kanë mbërritur nga Franca në Tiranë këtë verë, me shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Referuar edhe Holandës, Franca e sheh me shqetësim edhe aktivitetin kriminal në rritje të grupeve shqiptare.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









