Bota
Edhe Finlanda bën peticion për të dalë nga BE-ja
Një nga liderët e partive të djathta finlandeze, Sebastian Tjunkjunen, kërkon një referendum për shkëputjen e Finlandës nga Bashkimi Evropian deri në dhjetor 2017. Tashmë janë mbledhur 10.000 nënshkrime, një e pesta që kërkohen për nisma që të merren parasysh nga parlamenti, njoftojnë mediat finlandeze, përcjell albinfo.ch.
Sipas kreut të organizatës rinore finlandeze, Bashkimi Evropian vetëm shkakton kaos në Evropë dhe Finlanda ka nevojë për një nismë të tillë.
Sipas transmetuesit finlandez, peticionin tashmë e kanë nënshkruar më shumë se dhjetë mijë njerëz, dhe popullariteti i kësaj iniciative qytetare është në rritje.
Partia e djathtë finlandeze, e cila është pjesë e koalicionit të djathtë, konsiderohet si partia e euroskeptikëve. Menjëherë pas rezultateve të referendumit britanik dhe fillimit të peticionit, kishin nënshkruar më shumë se 3.500 finlandezë.
Sipas televizionit YLE TV, një nismë e ngjashme filloi në vitin 2013, por atëherë e kishin nënshkruar vetëm 30.000 njerëz. Parlamenti finlandez nuk e konsideron iniciativën, në qoftë se brenda gjashtë muajve nuk arrijnë për të fituar mbështetjen e më shumë se 50.000 nënshkruesve.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












