Shqipëria
Edhe familjet e ushtarakëve ndihma të përmbyturit
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se, pas përballimit të emergjencës, kjo është një tjetër fazë, ku FA-të janë sërish të angazhuara
Përmbytjet e fundit në Shqipëri kanë hapur zemrat e shumë qytetarëve për t’u ndihmuar atyre që janë prekur nga vërshimet. Përveç efektivëve nga Forcat e Armatosura Shqiptare që u kanë dal në ndihmë të dëmtuarve nga vërshimet, së fundi janë edhe familjet e ushtarakëve që po ndihmojnë financiarisht familjet e dëmtuara nga vërshimet.
Ndihmat e familjeve të Forcave të Armatosura, të cilat konsistojnë në veshmbathje, ushqime, detergjente si dhe vlerë monetare, do t’u shpërndahen familjeve që kanë nevojë për mbështetje gjatë këtyre ditëve të vështira.
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se, pas përballimit të emergjencës, kjo është një tjetër fazë, ku FA-të janë sërish të angazhuara.
“Unë jam shumë e kënaqur, që marr pjesë në këtë nismë, që në fakt është nismë e efektivëve të FA-ve, për t’u bërë ballë, bashkë me 16 vende të Evropës, me 13 organizata ndërkombëtare, me dhjetëra kompani private, me qindra qytetarë, të cilët kanë kontribuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Kjo ndihmë sot është një ndihmë modeste, por shumë domethënëse e efektivëve tanë”, u shpreh ajo.
“Nuk do të ndalemi me kaq. Do të jemi të gjithë të angazhuar, në fazën e post – menaxhimit të emergjencës, me vënien në funksion të të gjitha urave dhe infrastrukturës së dëmtuar gjatë përmbytjeve, për të garantuar lëvizshmërinë dhe jetën e përditshme të të gjithë atyre qytetarëve të prekur”, nënvizoi ministrja Xhaçka.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, i cili falënderoi si ushtarakët ashtu edhe civilët për kontributin e tyre. Ai tha se ndihmat me produktet bazë për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet e fundit, janë mbledhur nga çdo strukturë apo repart i Forcave të Armatosura, dhe do të shpërndahen nga Komanda Mbështetëse.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










