Kosova
Edhe dy oficerë doganorë të arrestuar nga aksioni i IPK-së
Bëhet e ditur se Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtarë doganorë nën dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se pas arrestimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganorë të arrestuar dhe do të fillojë procedimin administrativ disiplinor, njofton Dogana.
Në Qafë Morinë ka përfunduar aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovë. Pasi që policët që ishin në ndërrim, u arrestuan, Policia e Kosovës dërgoi policë nga pikat e tjera kufitare për të mbuluar mungesën e tyre.
Nga ky aksion pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











