Lajme
Edhe dy muaj paraburgim për “Grupin e Drenicës”
Arsyetimi i gjyqtarit paraprak të EULEX-it në Mitrovicë është se prania e tyre në liri do të mund të dëmtojë procesin hetimor, madje mund të ndikoj tek dëshmitarët
Gjykata Themelore e Mitrovicës ka marrë vendim që t’u vazhdojë edhe për dy muaj paraburgimin gjashtë ish- udhëheqëse të luftës në Drenicë, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Zeqir e Jahir Demakut, Sahit Jasharit, Hysni Thaçit e Avni Zabelit të njohur si “Grupi i Drenicës”.
Arsyetimi i gjyqtar paraprak të EULEX-it në Mitrovicë është se prania e tyre në liri do të mund të dëmtojë procesin hetimor, madje mund të ndikoj tek dëshmitarët.
Prandaj me këtë arsyetim, një ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin, ish-komandantit të UÇK-së dhe ambasadorit aktual në Shqipëri, Sylejman Selimit, kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, Avni Zabelit, ish përfaqësuesi policisë në Mitrovicë, etj.
Pala mbrojtëse ka reaguar menjëherë duke e quajtur shokues dhe të padrejt vendimin për vazhdimin e masës së paraburgimit.
“Por duket se edhe ky gjyqtar ka rënë në ndikim të prokurorit dhe të kolegjit të gjykatës së apelit i cili e ndryshoi masën e arrestit shtëpiak në masën më të rëndë të mundshme, në paraburgim”, ka thënë avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, duke paralajmëruar ankesë.
Ndryshe, pas këtij vendimi ka marrë fundi edhe greva e katër ish guerilëve të UÇK-së, të cilpt para gjykatës në Prishtinë kanë protestuar për 23 ditë rresht, në shenje arrestimi të ish komandantëve të tyre nga ana e EULEX-it.
“Sapo morëm mesazhin e hidhur telefonik nga familja e ish-komandantit të UÇK-së, tani ambasador në Shqipërisë, Sylejman Selimi, për vazhdim dy-mujor të paraburgimit. Pos lajmit të hidhur në mesazh na e kanë përcjellë lutjen: “Ju lutemi ta ndërprisni grevën sepse gjendja juaj po na dyfishon dhimbjen…”. Për hir të kësaj lutjeje morëm vendim që ta ndërpresim grevën”, thonë grevistët.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














