Lajme
Edhe dy kantone ashpërsojnë masat e Covid-19
Masa është vendosur pasi që gjatë javës së kaluar ishin regjistruar më shumë infeksione të reja me koronavirus se kurrë më parë
Infeksionet e reja me kosonavirus kanë shënuar rritje të ndjeshme në kantonin e Schaffhausenit në dy javët e fundit. Tani kantoni ka vendosur të veprojë, shkruan srf.ch. Ai ka dekretuar sot një masë shtesë për të luftuar epideminë Covid 19, transmeton albinfo.ch.
Nga e premtja, 16 tetor 2020, në kantonin e Schaffhausenit bëhet e detyrueshme vendosja e maskës në ambientet e brendshme të dyqaneve, qendrave tregtare dhe tregjeve.
Masa është vendosur pasi që kantoni, gjatë javës së kaluar kishte regjistruar më shumë infeksione të reja me koronavirus se kurrë më parë.
Edhe Kantoni Schwyz u është bashkuar kantoneve që kanë vendosur masa shtesë për të luftuar koronavirusin, përcjell albinfo.ch. Nga 16 tetori, maska bëhet e detyrueshme në të gjitha ngjarjet publike dhe private me mbi 50 pjesëmarrës.
Detyrimi i maskës zbatohet gjithashtu në vendet e mëposhtme, nëse nuk mund të sigurohet distanca minimale: në të gjitha ngjarjet publike dhe private, në restorante, përfshirë këtu baret, diskotekat, klubet dhe sallat e vallëzimit si dhe në zona të mbyllura me qasje të publikut siç janë zyrat e shitjeve, zyrat postare, kinematë dhe kishat.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












