Lajme
Edhe doza e katërt nuk e ndal infektimin me variantin Omicron
Një studim në Izrael tregoi se doza e dytë përforcuese rrit ndjeshëm nivelet e antitrupave, por jo mjaftueshëm për të parandaluar infektimin me variantin më ngjitës.
Qendra mjekësore Sheba në Izrael, u dha një dozë të katërt të vaksinës së Pfizer 154 pjesëtarëve të stafit, ndërsa për 120 të tjerë aplikoi atë të Modernës. Ata u krahasuan me grupin që nuk mori një dozë të dytë përforcuese. Por, edhe pse u vërejt një rritje e konsiderueshme e antitrupave, madje edhe më shumë se pas dozës së tretë, efektshmëria për mbrojtjen nga infektimi mbeti e njëjtë, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Zbulimet e studimit, që sipas spitalit janë të parat e këtij lloji në botë, janë paraprake dhe nuk janë publikuar ende. Izraeli është vendi me fushatën më të shpejtë të vaksinimit kundër Covid-19 dhe muajin e kaluar nisi të ofrojë dozën e katërt për grupet më të rrezikuara nga virusi.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












