Lajme
Edhe disa kushte për liberalizim të vizave
Përfaqësues institucioneve ndërkombëtare thanë se Prishtina zyrtare duhet të vazhdojë të luftojë migrimi ilegal dhe të forcojë sundimin e ligjit për t’u përfshirë në “shengenin e bardh”
Kosova ka shënuar progres të theksuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, por ende mbetën disa çështja ky u kërkohet më shumë angazhim, përfshirë këtu kërkesën për azil si dhe riatdhesimin e të kthyerve.
Kështu u tha në një konferencë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Politike (KCSS) dhe nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)
Në një konferencë me titull “Procesi i BE-së për liberalizimin e vizave me Ballkanin Perëndimor: Vlerësim Krahasues”, u tha se ka edhe disa pika që janë shënuar në procesin e udhërrëfyesit për vizat, që nuk janë plotësuar nga autoritetet kosovare.
Përfaqësues vendorë dhe ata ndërkombëtarë thanë se Prishtina zyrtare duhet të vazhdojë të luftojë migrimi ilegal dhe të forcojë sundimi i ligjit, para se të marrë liberlazimin e viazve.
Armend Muja, autor i studimit ka thënë se Kosova është e disfavorizuar në procesin e liberalizimit të vizave në krahasim me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Kosova është e disfavorizuar në këtë proces sepse e ka filluar vonë dhe ka më shumë kritere se sa vendet tjera të rajonit”, ka thënë Muja, sipas të cilit, Kosova është bërë vend transit i emigrantëve prej vendeve tjera për në vendet e Bashkimit Evropian.
Siç tha më tej Muja, ekziston një opinion më armiqësor i BE-së sa i përket vizave me Kosovën.
“Dështimi me Bullgarinë e Rumaninë dhe me vendet tjera, ka bërë që Bashkimi Evropian të jetë më i kujdesshëm në rastet tjera”, tha Muja, sipas të cilit, Kosovës mund t’i paraqiten kushte shtesë nga Bashkimi Evropian.
“Në këtë udhërrëfyes specifikohet qartë se Bashkimi Evropian ose vendet e Bashkimit Evropian kanë të drejtë të vendosin kushte tjera në rast nevoje”, ka thënë ai.
Ndërsa Michael Mors nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka thënë se në këtë proces nevojitet një kontribut i tërë shoqërisë kosovare.
“Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në këtë proces. Të gjithë kosovarët duhet të punojnë së bashku për të arritur qëllimin e tyre të përbashkët”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kosova është i vetmi vend në rajon që është i përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave. Kjo ka ndodhë edhe si rezultat i mosnjohjes nga pesë vende të Bashkimit Evropian.
Një ditë më parë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet më shumë sidomos për liberalizimin e vizave, sado që në këtë proces Kosova është viktima e vogël e Evropës.
“Bashkimi Evropian ka një përvojë të keqe me liberalizimin e vizave sa i përket shteteve fqinje në Ballkan, prandaj me Kosovën po punohet më shumë. E pranoj se Kosova është viktima më e madhe në këtë mes prandaj duhet të punohet më shumë për këtë proces”, ka shtuar Blomeyer.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











