Kosova
Edhe Britania kërkon infermierë nga Kosova, ja kushtet
Christine Pearson ka thënë se infermieret do të duhej të plotësonin të gjitha kërkesat e Këshillit Britanik për Infermieri dhe Mami si dhe testin e gjuhës angleze

Ditët e fundit mediat britanike raportuan se Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) në Britani të Madhe po i shqyrton mundësitë për rekrutimin e infermiereve nga vendet e Evropës Juglindore, veçanërisht nga Kosova.
Këtë e ka konfirmuar Zyra për Medie e këtij shërbimi në një përgjigje për gazetën Shneta.
Drejtoresha e Infermierisë në “East Lancashire Hospitals” në kuadër të NHS-së, Christine Pearson, ka thënë se rekrutimi i stafit të infermierëve viteve të fundit ka qenë sfidë për NHS-në në Angli.
Ajo ka deklaruar se spitalet në Lancashire kanë investuar shumë po ashtu në rritjen e numrit të vendeve të punës për stafin e mesëm, përcjell albinfo.ch.
Si pjesë e këtyre projekteve është edhe hulumtimi për rekrutimin e infermiereve nga Kosova. Pearson ka thënë se janë ende në fazat e hershme të hulumtimit.
Kryeinfermierja angleze ka treguar edhe kushtet që do të duhej t’i plotësonin motrat medicinale nga Kosova, në rast se ky projekt fillon të zbatohet në spitalet angleze.
“Infermieret do të duhej të plotësonin të gjitha kërkesat e Këshillit Britanik për Infermieri dhe Mami, si dhe do të duhej të kalonin testin e gjuhës angleze në nivelin e kërkuar”, ka deklaruar Pearson.
Kosova është në alarm për ikjen e personelit mjekësor në vendet evropiane. Muaj më parë edhe ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë deklaroi se po punojnë për të sjellë infermierë nga Kosova e Gjermania.
Ndërkaq sipas Odës së Mjekëve të Kosovës vetëm për tre muaj vendin e kanë lënë më shumë se 90 mjekë. Ikja e personelit mjekësor po ndodh kryesisht për shkak të kushteve të punës dhe rrogave të ulëta.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz