Lajme
Edhe BDI e përfshirë në vjedhjen e votave
Në mesin e “bombave” të cilat i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), LSDM-ja, ka edhe disa incizime të cilat dëshmojnë se BDI është përfshirë në manipulime zgjedhore
Prokuroria Speciale e Maqedonisë posedon incizime të disa udhëheqësve të BDI-së, partisë së Ali Ahmetit që ishte ne qeveri, për vjedhje votash në zgjedhjet e kaluara. Madje thuhet se në këtë incizim dy figura të larta të kësaj parti bëjnë llaf se si i kanë mbushur kutitë në qendrat e votimit.
Prandaj siç raporton gazeta “Lajm” në mesin e “bombave” të cilat i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), LSDM-ja opozitare, ka edhe disa të cilat përmbajnë biseda të funksionarëve të lartë të BDI-së që kanë të bëjnë me manipulime zgjedhore.
E njëjta bisedë, përmban pjesën e bisedës ku dy funksionarët (shumë të lartë) thonë se funksionari i tretë i tyre është incizuar duke mbushur kutitë. Ata po ashtu bisedojnë se si të shpëtojnë këtë funksionar edhe nga dënimi edhe nga zbulimi i incizimit. Ky incizim është bë me celular dhe burimet tona thonë se një pjesë e tij madje ka rrjedhur në opinion.
Burimet të kësaj gazete thonë se këto janë edhe shkaqe që shtynë këtë parti shqiptare të mos e mbështesë ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, që kërkoi Prokuroria Speciale e Maqedonisë.
BDI, ashtu si edhe VMRO-DPMNE-ja nuk i ka mundësuar sot Prokurorisë Speciale Publike që të zbardh rastin e “Sopotit” dhe rastin “Monstra”, pasi që nga 19 deputetë sa ka kjo parti, vetëm tetë kanë votuar “pro”, katër kanë qenë të pranishëm në sallë por nuk kanë votuar, ndërsa shtatë deputetë nuk kanë qenë të pranishëm.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











