Lajme
Edhe Austria ka filluar dhënien e vaksinave të para
Vaksinimet kundër koronavirusit (Covid -19) kanë filluar sot edhe në Austri, shkruan albinfo.at.
Vaksinat e para u morën nga pesë persona, tri gra dhe dy burra të moshës 80 – 93 vjeçe, në Universitetin Mjekësor të Vjenës.
Pas vaksinimeve të para, 10.000 doza të vaksinave Pfizer-BioNTech, të cilat arritën dje në vend, do të jepen në gjithë vendin.
Të pranishëm gjatë dhënies së vaksinave të para ishin edhe kancelari Sebastian Kurz dhe ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober. Pas takimit me personat që u vaksinuan, Kurz ka deklaruar se dita e 27 dhjetorit është një ditë historike, kurse ministri Anschober e ka quajtur si ‘ditë të parë të ndryshimit’,
“Ky është fillimi i fitores kundër pandemisë”, tha kancelari austriak, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Kurz vuri në dukje se programi i vaksinimit do të kryhet në tri faza, duke filluar nga java e ardhshme, konkretisht do të vaksinohen punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që konsiderohen si grup i rrezikuar, kurse pastaj vaksinimi do të realizohet në gjithë vendin.
Ministri Anschober ka njoftuar se Austria mund të rrisë kapacitetet e vaksinës Pfizer / Biontech në mbi katër milionë.
Në anën tjetër, kryetarja Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Ursula Wiedermann-Schmidt, ka shprehur besimin që vaksinimi ka një shkallë të lartë të mbrojtjes ndaj Covid -19. “Tani duhet të ketë më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse njerëzit e vaksinuar mund të infektojnë persona të tjerë. Deri në rezultatet e para, këshillohet ende të kemi kujdes të theksuar”, ka thënë ajo për orf.
Për Wiedermann-Schmidt, të sëmurët nga alergjia nuk i përkasin grupit që pritet të vaksinohen dhe as fëmijët nën moshën 16 vjeçe.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











