E-Diaspora
Edhe Anglia, sytë te Januzaj!
Januzaj luan në klubin nga Old Traffordi nga viti 2011, ndërsa Hodgson ka thënë se futbollisti me nënshtetësi belge një ditë mund të luajë për Anglinë
Futbollisti i ri shqiptar nga Kosova, i lindur në Belgjikë, Adnan Januzaj është bërë temë diskutimi në Angli. Pas paraqitjeve impresionuese me Manchester Unitedin, selektori Roy Hodgson po e shikon mundësinë që ta ftojë në të ardhmen në përfaqësuesen angleze. Krahas ‘Tre Luanëve’, 18 vjeçari ka në opsion edhe Shqipërinë, Belgjikën dhe Turqinë.
Adnan Januzaj është duke u monitoruar nga përfaqësuesja e Anglisë. Kështu të paktën ka deklaruar selektori Roy Hodgson për BBC-në, transmeton gazetaexpress.com. Futbollisti kosovar realizoi dy gola për Manchester Unitedin dje, në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit.
Januzaj luan në klubin nga Old Traffordi nga viti 2011, ndërsa Hodgson ka thënë se futbollisti me nënshtetësi belge një ditë mund të luajë për Anglinë.
“Nuk ka dyshim se ai është një talent i vërtetë dhe ne i kemi drejtuar sytë kah ai. Por, shumëçka do të diskutohet. Ai ka qenë në United për një periudhë të gjatë kohore dhe natyrisht ky diskutim do të debatohet seriozisht para se ne të nisim t’i natyralizojmë lojtarët”, ka thënë ish trajneri i Liverpoolit.
“Po, ai do të ftohet nëse natyralizohet dhe nëse bëhet një produkt i vendit tonë”, shtoi ai. Januzaj, i cili ka prejardhje nga Kosova, po kërkohet edhe nga Belgjika, Shqipëria e Turqia, por flitet edhe për një opsion siç është Serbia.
Edhe menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes e ka konfirmuar se Anglia është duke e kërkuar Adnan Januzajn. Express kishte njoftuar për këtë lajm ditë më parë, ndërsa tashmë ka arritur edhe konfirmimi nga Moyes, i cili i pyetur nëse Federata Angleze e Futbollit është e interesuar për 18 vjeçarin, u përgjigj:
“Po. Janë disa rrugë të cilat mund ta qojnë drejt nënshtetësisë angleze dhe të luajë për Anglinë. Mendoj se ai ka për të zgjedhur për vendin të cilin dëshiron të luajë. Ai ndoshta ka 3-4 opsione të ndryshme. Natyrisht, ai është ftuar nga Belgjika disa herë dhe ka zgjedhur se nuk është momenti i duhur, kështu që mendoj se është i kërkuar edhe nga Shqipëria, Kroacia dhe vende të tjera”, ka thënë ish trajneri i Evertonit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











