Lajme
ECDC kërkon shpërndarjen proporcionale të vaksinës anti-Covid
Agjencia Europiane e Sëmundjeve Infektive u kërkoi sot qeverive të planifikojnë dhe të përshtatin strategjitë e tyre të vaksinimit në përgatitje për një vaksinë gjerësisht të disponueshme anti-COVID-19.
“Furnizimet e ndonjë vaksine të mundshme nuk kanë gjasa të jenë të mjaftueshme që vendet të mund të vaksinojnë menjëherë gjithë popullatën e tyre, që do të thotë se qeveritë do të duhet të identifikojnë grupet përparësore”, tha Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
“Ndarja e vaksinave duhet të përmirësohet menjëherë dhe disponueshmëria e vaksinave të jetë për ata më në nevojë”, u shpreh drejtorja e ECDC-së, Andrea Ammon.
Në një raport, agjencia vuri në dukje nevojën për t’u përqëndruar në grupe të veçanta, të tilla, si individët e rrezikuar nga një sëmundje e rëndë.
Vaksinimet mund të synojnë, gjithashtu, grupe të caktuara moshe ose ato me një rrezik në rritje të ekspozimit dhe transmetimit të mëtejshëm, si punonjësit e shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











