Lajme

Easyjet: Pagesa shtesë për valixhet e dorës

Nga dita e sotme kompania low-cost Easyjet e shtrëngon politikën e saj për vëllimin e valixheve të dorës

Tani e tutje udhëtarët e Easyjet që nuk i respektojnë dimensionet maksimale të valixheve të dorës do të paguajnë shuma shtesë për çdo valixhe, njofton e përditshmja “20 Minutes”.

Më konkretisht, nëse valixhja e dorës nuk hyn në kallapin e valixheve të parapara nga kompania Easyjet, dimensionet e të cilës janë 56cm x 45cm x 25cm, për çdo valixhe dhe për çdo udhëtim udhëtarët do të paguajnë  shumën shtesë prej 40 frangave zvicerane gjatë check-init dhe 60 franga zvicerane në momentin e hyrjes në aeroplan.

Sipas kompanisë Easyjet, arsyet e këtij shtrëngimi ndërlidhen me punën shtesë që shkaktojnë valixhet e dorës që nuk hyjnë në vendet e parapara në aeroplan si dhe me vonesat që ato shkaktojnë për udhëtarët e tjerë.