Bota
“EasyJet”, me numër rekord udhëtarësh
Kompania britanike me kosto të ulët “EasyJet” ka shënuar një numër rekord udhëtarësh këtë verë dhe parashikon rezultate të forta financiare në fund të vitit financiar, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Linja ajrore ka transportuar 24.1 milionë pasagjerë në tre muaj deri në fund të shtatorit, duke marrë parasysh 95.6% të vendeve. Flota pret që fitimet në fund të vitit financiar, që përfundon më 30 shtator, të jenë mes 405 dhe 410 milionë paund, që korrespondon me parashikimet pozitive të kompanisë.
“Është një hyrje e mirë për një treg në rritje të shpejtë”, komentoi drejtori i “Easyjet”, Carolyn McCall.
“EasyJet mbaroi vitin me një impuls të vazhdueshëm pozitiv, pasi ajo regjistroi në të njëjtën kohë fuqishëm tremujorin e fundit dhe përgjithësisht një gjysmë të dytë më të mirë”, shtoi McCall.
“Numri i pasagjerëve dhe koeficienti i ngarkesës në tremujorin e fundit kanë arritur rekorde të reja dhe fitimet në gjysmën e dytë të vitit fiskal janë mbi 100 milionë funte, më të larta krahasuar me verën e vitit 2016.
Më parë këtë muaj, linja ajrore tha se ka mbështetur planet për të zhvilluar një avion pasagjerësh me bateri elektrike, në vend të avionëve konvencionalë.
Është planifikuar që avionët elektrikë mund të shërbejnë për destinacione të shkurtra në 10-20 vjetët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











