Lajme
„E vulos“ edhe ministri: Po, në vitin 2016 do të lëvizim pa viza“
Duke u ndërlidhur me një deklaratë të ambasadorit austriak se në vitin 2016 kosovarët do të kenë mundesi të lëvizin në BE pa viza, ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku e ka konfirmuar një mundësi të tillë. Ai ka thënë për Gazetën Express se është reale dhe e natyrshme të pritet që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në vitin 2016.
Këtë deklaratë Çollaku e ka dhënë pas paralajmërimit të Ambasadorit austriak, Johann Brieger, se kosovarët mund të lëvizin pa viza në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Deklarata e Ambasadorit austriak është konfirmim i punës tonë serioze që është bër ënë përmbushejn e kritereve të parapara me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Çollaku, për Express, të shtunën.
”Prandaj, bazuar në punën tonë dhe përmbushjen e kritereve, është krejt reale dhe e natyrshme që gjatë vitit 2016 kosovarët të lëvizin pa viza në BE”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, Ministri i Integrimeve ka thënë se Misioni Faktmbledhës i BE’së në shtator do të publikojë raportin sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.
“Ne në qershor kemi dërguar në Bruksel raportin e tretë gjithëpërfshirës për përmbushjen e kritereve. Gjatë muajit korrik Komisionit Europian ka dërguar misionin teknik faktmbledhës në Kosovë për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Ky mision në shtator do të dalë me raportin e qartë, i cili patjetër që duhet të jetë pozitiv”, ka deklaruar Çollaku, për Express.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












