Gruaja
E sinqertë, e qartë dhe shumë prekëse
Pianistja shqiptare Ardita Statovci bindëse ne pianoprojektin Nr. 119 tek Piano Mora (Passau, Gjermani)
Mund të studiosh biografinë e saj impresive, t’ia kthesh buzëqeshjen e dashur ose të përshëndetësh koncipimin e programit që ajo bën. Por kush dëshiron ta njohë Ardita Statovcin përtej kësaj, duhet ta dëgjojë atë se si luan Bach-un. Të enjten mbrëma pianistja shqiptare ishte mysfire tek Piano Mora në Passau dhe për dëgjuesit ajo u shfaq si interprete serioze që entuziazmonte- e sinqertë, e qartë dhe shumë prekëse.
Tani, se si Ardita Statovci luan Partitën nr. 1 në B-Dur nga Bach-u, i gjason krijimit të një skulpture të matur, të përfunduar e të përkryer. Pa rezervim fals, ajo vë duart thellë në taste, lëmon, zdrukthton, modelon dhe formëson. Ajo çka krijohet në fund, nuk është më vetëm tekst prej notash dhe nuk është më vetëm vepër e ngurtë arti, por është gjallëri e pastër, lumturi e jetës dhe ndjesi e përjetuar thellësisht.
Virtuoze, me inteligjencë të lartë dhe përplot gëzim fëmijëror, Pianistja luan me muzikën, e grishë atë, e bën të vallëzoj, të këndoj dhe të drithëroj me intimitet. Këtu Bach-u guxon të tërbohet, të ulëroj, ai guxon të bëj shaka djallëzore, të dashuroj ndjeshëm dhe të psherëtij. Secilën shprehje Statovci e krijon të re, asnje përsëritje nuk i gjason paraprakes, transpartente dhe në mënyrë të përkryer e balancuar është kultura e saj tingullore, me shumë nuanca dhe me një pasuri ngjyrash të lojës pianistike.
Përkrahas Bach-ut, këtë mbrëmje pianistja paraqet vepra tjera të shumëanshme sidhe që përshtaten në program: Impromtu-në nr. 2 në es-Dur nga Schubert-i, të interpretuar thellësisht ëmbël. Marshin e rrëmbyeshëm motorik “Alla Turka” nga bashkkohësi Fahri Beqiri, të luajtur me virtuozitet dhe tingull të plotë. Alleluia-n e stuhishme si himn nga Franz Liszt-i. Dhe në fund nga Johannes Brahms-i “Variacione dhe Fugë mbi nj temë të Händel-it op.24”, me të cilat Ardita Statovci ishte brilante ,duke mënjanuar çdo efekt- show-bërës, me teknikë të pjekur, fuqi krijuese të diferencuar dhe përkushtim abolut.
Një mbrëmje intime dhe e jashtzakonshme me një artiste, që i ka hapur të gjitha dyert.
Dorothea Walchshäusl (Passauer Neue Presse, 21.09.2013)
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











